Negociatat SHBA-Iran në krizë/ Vonesa e Khameneit në miratimin e marrëveshjes irriton Trump

Negociatat SHBA-Iran në krizë/ Vonesa e Khameneit në miratimin e marrëveshjes irriton Trump

Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për një memorandum mirëkuptimi janë futur në një fazë të ndërlikuar, ndërsa mungesa e miratimit përfundimtar nga Teherani po shkakton vonesa dhe tensione të reja diplomatike. Sipas raportimeve ndërkombëtare, drafti i marrëveshjes është dakordësuar në parim nga negociatorët kryesorë të të dy palëve, por miratimi final nga udhëheqja iraniane, përkatësisht nga Mojtaba Khamenei, ende nuk është dhënë. Kjo situatë ka shtyrë procesin dhe ka irrituar presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar ndryshime të reja në draft. Sipas burimeve të cituara në media, Trump ka urdhëruar shtrëngimin e kushteve të marrëveshjes, duke këmbëngulur se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe se rezervat e tij të uraniumit të pasuruar duhet të neutralizohen ose shkatërrohen nën mbikëqyrje...