Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë “menjëherë” 12 miliardë dollarë fonde të ngrira iraniane, pas përfundimit të negociatave të mbajtura në Zvicër. “U ra dakord që marrëveshjet e nënshkruara në lidhje me lirimin e 12 miliardë dollarëve fonde të ngrira do të hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Gharibabadi. Këto deklarata bien ndesh me atë që tha dje zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, i cili deklaroi se fondet e ngrira për Iranin nuk do të lirohen nëse nuk arrihet përparim në negociatat që po zhvillohen në Zvicër midis dy vendeve për t’i dhënë fund luftës që filloi më 28 shkurt. “Fondet nuk do të lirohen nëse nuk vazhdojmë të bëjmë përparim, gjë që padyshim do të jetë...