“Negociatat po përparojnë”/ Trump kontradiktor, lëshon kërcënim të ri ndaj Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të fortë në Truth Social, ku pretendon se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin kanë bërë “përparim të madh” dhe se po bisedohet me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Teheran, edhe pse Irani e ka mohuar kategorikisht këtë. Trump tha se SHBA-të mund të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me udhëheqjen e re të Iranit dhe se janë “bisedime të drejtpërdrejta dhe indirekte” për zgjidhjen e luftës. Ai nuk identifikoi se kush saktësisht përbën këtë “regjim të ri” dhe ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se udhëheqja reale e Iranit mbetet në dorë të strukturave ekzistuese, edhe pas vrasjes së udhëheqësit suprem dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij. Por së bashku...
Burimi:
top-channel.tv