Negociatat për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, Teherani i dërgon Pakistanit përgjigjen ndaj propozimit amerikan
Përgjigja e Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës i është dërguar Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës në konflikt, raportuan mediat iraniane. IRNA raportoi se përgjigja e Iranit iu transmetua Shteteve të Bashkuara përmes kanaleve pakistaneze të ndërmjetësimit. Sipas të njëjtit burim, korniza e propozuar përcakton që “në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës”. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte treguar se qëndrimet dhe vlerësimet e Teheranit mbi propozimet e SHBA-së do të dërgoheshin pasi të përfundonin procedurat e vlerësimit të brendshëm dhe të merreshin vendimet përfundimtare. Kujtohet se Pakistani kishte marrë rolin e ndërmjetësit në arritjen e një armëpushimi midis Teheranit dhe Uashingtonit më 8 prill, duke i dhënë fund rreth 40...
Burimi:
top-channel.tv