Negociatat për ndalimin e përplasjeve në Liban: Po të mos ekzistonte Hezbollahu, Tel Avivi dhe Beiruti do bënin marrëveshje që nesër
Izraeli dhe Libani mund të arrijnë një marrëveshje paqeje “që nesër” nëse Hezbollahu nuk do të ishte pengesë, tha sot Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ndërsa të dy vendet fillojnë raundin e katërt të bisedimeve në Uashington. “Izraeli dhe Libani mund të arrijnë një marrëveshje paqeje që nesër. Izraeli nuk ka pretendime territoriale në Liban. Hezbollahu është pengesa e vetme”, tha Rubio kur u pyet për këtë çështje në seancën dëgjimore të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Kreu i diplomacisë amerikane përsëriti se “pa Iranin, nuk do të kishte Hezbollah”, duke nënvizuar se SHBA-të, të cilat kanë marrë rolin e ndërmjetësit, këmbëngulin në ndarjen e negociatave izraelito-libaneze nga ato me Iranin, diçka që Teherani e refuzon. SECRETARY RUBIO: “Hezbollah is not...
Burimi:
top-channel.tv