Negociatat me Iranin, Nick Stewart pjesë e ekipit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar përfshirjen e Nick Stewart në ekipin amerikan të negociatave me Iranin, në rolin e këshilltarit. “Nick Stewart është një njohës me përvojë i politikës dhe një vlerë e madhe, një aset i rëndësishëm për ekipin e talentuar të të dërguarit special Steve Witkoff”, tha zëdhënësja Olivia Wales. “Ai sjell me vete një përvojë të gjerë në lidership dhe në politikat ndaj Iranit, të fituar në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë të Donald Trump dhe në Kongres, dhe është një zë i besuar ndërsa i dërguari special Witkoff punon në koordinim të plotë me Presidentin Donald Trump dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të arritur një marrëveshje të favorshme për SHBA-në dhe për botën.” Sipas zyrtarëve amerikanë...
Burimi:
syri.net