Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Francë për shkak të një vale të nxehti që përfshiu Evropën. Sipas autoriteteve franceze, në jug të Francës, dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjec humbën jetën pasi u gjetën pa ndjenja në një makinë familjare të parkuar pranë shtëpisë së tyre. Prokuroria në Carpentras ka konfirmuar se ata nuk kanë mundur të mbijetojnë nga temperaturat ekstreme brenda automjetit. Në të njëjtën valë të të nxehtit, në rajonin e Bordosë, tre persona të moshuar, të moshës nga 80 deri në 95 vjeç, kanë humbur jetën gjatë fundjavës për shkak te komplikacioneve shëndetësore të lidhura me temperaturat shumë të larta. Ndërkohë, autoritetet franceze raportojnë edhe një rritje të numrit të mbytjeve, me 40 viktima që nga 18...