“Ndoshta është më mirë të mos bëjmë marrëveshje me Iranin”, Trump: Mundet thjeshtë t’i shkatërrojmë ata nëse nuk…
Donald Trump njoftoi dje se armiqësive me Iranin iu erdhi fundi pas armëpushimit që filloi më 7 prill, duke u përpjekur të anashkalonte Kongresin, ndërsa deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të ishin “më mirë” nëse nuk do të arrihej një marrëveshje me Teheranin. Presidenti amerikan sulmoi kritikët e tij, duke i quajtur ata “tradhtarë” dhe theksoi nevojën për një përgjigje të fortë strategjike ndaj vendit, ndërsa njoftoi 8.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe tërheqjen e 5,000 trupave nga Gjermania. Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë me propozimin e ri të Iranit për t’i dhënë fund negociatave, duke thënë se vendi i tij mund të jetë “më mirë” nëse nuk arrin një marrëveshje...
Burimi:
top-channel.tv