“Ndihesha i ngacmuar”/ Mori përpara turmën e këmbësorëve në Itali, zbulohet deklarata paraprake e 31-vjeçarit maroken
Autori i aksidentit në Itali është Salim el Koudri, 31-vjeçari italian me origjinë marokene, i lindur në Bergamo dhe banor i provincës së Modenës. Pasi mori arratinë, policia bëri të mundur arrestimin e personit që mori përpara grupin e këmbësorëve në Modena, teksa të plagosur mbetën 7 persona. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Autori nuk kishte precedentë penalë, teksa sipas mediave italiane ai ka deklaruar se veproi “nga pakënaqësia sepse ndihej i ngacmuar”. Makina gjithashtu u përplas edhe me një vitrinë dyqani dhe një biçikletë, teksa mbeti e bllokuar në trotuar. Autori është larguar në këmbë, teksa po largohej nxori thikën dhe sulmoi një kalimtar, por u ndalua nga qytetarët. Karabinierët, policia lokale dhe helikopterë emergjence nga Bolonja dhe Pavullo mbërritën...
Burimi:
top-channel.tv