Ndërron jetë Craig Venter, shkencëtari që deshifroi gjenomin njerëzor dhe ndryshoi shkencën me ADN-në sintetike
Biologu amerikan Craig Venter, një nga figurat më të rëndësishme në fushën e gjenetikës moderne dhe deshifrimit të gjenomit njerëzor, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, njoftoi Instituti J. Craig Venter (JCVI) që ai themeloi. Sipas institutit, Venter ndërroi jetë pas shtrimit në spital, si pasojë e komplikimeve të lidhura me trajtimin e një forme të re të kancerit me të cilin ishte diagnostikuar së fundmi. Craig Venter konsiderohet një nga shkencëtarët që ndryshoi mënyrën se si kuptohet biologjia moderne. Ai ishte pjesë kyçe në renditjen e gjenomit njerëzor dhe më vonë krijoi organizmat e parë bakterialë me një gjenom të sintetizuar artificialisht, një arritje që hapi debate të mëdha shkencore dhe etike.Instituti që mban emrin e tij tha se trashëgimia e Venterit do të...
Burimi:
top-channel.tv