“Nderi i jetës sime”, Burnham zgjedh Ed Miliband si Sekretar të Jashtëm

“Nderi i jetës sime”, Burnham zgjedh Ed Miliband si Sekretar të Jashtëm

Andy Burnham u bë kryeministri i shtatë i Britanisë, duke u zotuar të riformësojë politikën e saj për të ofruar një model të ri ekonomik dhe për të ringjallur një komb “të ngopur” nga ndryshimi i shpeshtë i qeverive. Përpara dhjetëra mbështetësve jashtë zyrës dhe rezidencës së tij të re në 10 Doëning Street, Burnham tha se politikanët kishin dështuar të sillnin stabilitetin e nevojshëm për të rritur standardet e jetesës, diçka që ai tha se do ta ndryshonte, si me masa të menjëhershme ashtu edhe me një plan afatgjatë që do të hartohet më vonë këtë vit, shkruan A2. Duke folur pa shënime, Burnham mbajti një fjalim të fokusuar në vend, që synonte t’i ofronte shpresë një kombi që, si shumë vende evropiane, ka...