Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e reja në Afganistan, si është jeta nën regjimin taleban
Pesë vjet pas rikthimit në pushtet të talibanëve në Afganistan, një investigim i BBC-së sjell një pamje të rrallë të mënyrës sesi qeveriset vendi dhe të jetës së njerëzve nën regjimin islamist. Përmes takimeve me zyrtarë të lartë, ish-komandantë dhe qytetarë, BBC dokumenton kufizimet ndaj grave, kontrollin mbi median dhe vazhdimin e një ideologjie të ashpër, që në shumë raste ngjan me atë të viteve 1990. Një nga episodet më domethënëse ndodhi në zyrën e guvernatorit Abdullah Sarhadi, ku një 18-vjeçare, e identifikuar me pseudonimin Tuba, kërkoi divorcin nga bashkëshorti, të cilin e akuzonte për dhunë dhe rrahje të vazhdueshme. Ajo këmbënguli se vendimi i saj ishte përfundimtar, pavarësisht përpjekjeve të guvernatorit për ta bindur të qëndronte në martesë. Sarhadi i tha se pas divorcit...
Burimi:
vizionplus.tv