Ndahet nga jeta Khaleda Zia, gruaja e parë kryeministre e Bangladeshit

Ndahet nga jeta Khaleda Zia, gruaja e parë kryeministre e Bangladeshit

Khaleda Zia BANGLADESH- Khaleda Zia, kryeministrja e parë femër e Bangladeshit dhe një figurë e shquar në politikën e trazuar të vendit, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeç pas një sëmundjeje të zgjatur. Në një deklaratë të martën, Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) tha se Khaleda vdiq në orën 6 të mëngjesit sipas orës lokale (00:00 GMT). “Udhëheqësja jonë e dashur kombëtar nuk është më me ne. Lutemi për faljen e shpirtit të saj dhe i kërkojmë të gjithëve të ofrojnë lutje për shpirtin e saj të ndjerë”, tha BNP. Mjekët kishin thënë të hënën se gjendja e saj ishte "jashtëzakonisht kritike". Ajo u vu në aparatura për mbështetje jetësore, por nuk ishte e mundur të ofroheshin trajtime të shumta në të njëjtën kohë duke...