NATO mblidhet për kërcënimin e Trump/ SHBA po tërhiqet nga siguria europiane? Rutte: E pritshme, Amerika po orientohet drejt Azisë

NATO mblidhet për kërcënimin e Trump/ SHBA po tërhiqet nga siguria europiane? Rutte: E pritshme, Amerika po orientohet drejt Azisë

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Suedi për një samit dyditor, në një moment të ndjeshëm për aleancën më të madhe ushtarake të botës. Në fokus të diskutimeve është vendimi i administratës së Donald Trump për të reduktuar gradualisht angazhimin e Shtetet e Bashkuara në sigurinë europiane, duke ngritur pikëpyetje mbi garancitë e SHBA-së në rast konflikti. Ministrat pritet të shqyrtojnë gjithashtu mënyrat për rritjen e prodhimit të mbrojtjes brenda aleancës, në një kohë kur lufta me Iran po konsumon rezervat e armëve të avancuara të prodhuara nga SHBA-ja. Sipas burimeve brenda aleancës, detajet e planit amerikan do të publikohen të premten, por tashmë është konfirmuar se ai “ndryshon kontributin e SHBA-së në NATO në rast krize ose konflikti”. Sekretari...