Natë terrori në Kiev/ Sulmi rus merr 16 jetë, dhjetëra të plagosur nën rrënoja

Natë terrori në Kiev/ Sulmi rus merr 16 jetë, dhjetëra të plagosur nën rrënoja

Një sulm i rëndë ajror rus ka goditur gjatë natës kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe 42 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase. Bilanci është raportuar pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit. Sulmi është cilësuar si një nga goditjet më të rënda të fundit ndaj kryeqytetit ukrainas. Autoritetet thanë se Kievi u sulmua për herë të tretë brenda 24 orëve, ndërsa shpërthime u raportuan në disa zona të qytetit. Pas bombardimeve, një ndërtesë magazine në kryeqytet u përfshi nga flakët. Ekipet e emergjencave ndërhynë në zonat e goditura për shuarjen e zjarreve dhe kërkimin e personave të bllokuar nën rrënoja. Sulmet shkaktuan gjithashtu dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturë. Raportimet e fundit flasin për goditje edhe ndaj zonave të banuara, ndërsa...