NASA: Tërmetet në Venezuelë kanë dëmtuar rreth 59,000 ndërtesa, llogariten 16,000 të pastrehë

NASA: Tërmetet në Venezuelë kanë dëmtuar rreth 59,000 ndërtesa, llogariten 16,000 të pastrehë

Tërmetet binjake që goditën Venezuelën janë konsideruar si tërmetet më të forta për vendin në më shumë se një shekull. Numri i viktimave ka shkuar rreth 1,700 teksa shumë të tjerë mbeten ende nën rrënoja. Sipas raportimeve, përveç dëmeve në njerëz, studiuesit Cory Sher dhe Jamon van den Hook të Universitetit Shtetëror të Oregonit vlerësojnë se rreth 58,870 ndërtesa u dëmtuan ose u shembën në zonat e prekura nga tërmeti. Vlerësimi bazohet në të dhënat e radarit të regjistruara nga satelitët më 25 qershor, një ditë pas dy tërmeteve vdekjeprurëse. Analiza përdori të dhëna nga sateliti Sentinel-1 i Agjencisë Hapësinore Evropiane, i cili ka një radar me rezolucion të lartë për regjistrimin e ndryshimeve në sipërfaqen e Tokës.Shkencëtarët sqarojnë, megjithatë, se ky është një vlerësim...