NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

Mexico City po fundoset me rreth 25 centimetra në vit, tregojnë të dhënat e reja satelitore të NASA-s. Shkencëtarët paralajmërojnë se ky fenomen po kërcënon seriozisht infrastrukturën dhe po thellon krizën kronike të ujit në kryeqytet. Qyteti dhe zonat përreth tij janë ndërtuar mbi një shtrat të lashtë liqeni, cka e bën tokën atje veçanërisht të paqëndrueshme dhe të ndjeshme ndaj fundosjes. Për dekada me radhë, nxjerrja e pakontrolluar e ujërave nëntokësore, së bashku me urbanizimin e shpejtë, ka shkaktuar ulje graduale të tokës, theksojnë ekspertët. Pasojat janë tashmë të dukshme: ndërtesa historike dhe monumente të vjetra, përfshirë Katedralen Metropolitane, e cila nisi të ndërtohej në vitin 1573, po dëmtohen. Gjeofizikani Enrique Cabral nga Universiteti Kombëtar i Meksikës, thotë se fenomeni po kërcënon infrastrukturën jetike...