Nafta e Venezuelës në duart e SHBA-së, fitore strategjike apo rrezik ligjor?

Nafta e Venezuelës në duart e SHBA-së, fitore strategjike apo rrezik ligjor?

Bota E Enjte, 15 Janar 2026 10:45 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë finalizuar shitjen e parë të naftës venezueliane, me vlerë rreth 500 milionë dollarë, sipas një zyrtari të administratës që foli për CNN. Pritet që shitje të tjera të naftës të realizohen në ditët dhe javët në vijim. Kjo marrëveshje vjen pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë, ku Presidenti Donald Trump deklaroi më parë se SHBA synon të ketë akses në rezervat më të mëdha të naftës në botë, pas ndërhyrjes ushtarake amerikane dhe kapjes së Presidentit Nicolás Maduro. Trump ka thënë se industria e naftës do të kontribuojë me të paktën 100 miliardë dollarë për të riparuar sektorin energjetik të Venezuelës, i cili është dëmtuar rëndë gjatë viteve të krizës. Ai gjithashtu...