Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja
Një 43-vjeçar, roje sigurie nga Venezuela, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një qendre tregtare në La Guaira, tetë ditë pasi ndërtesa u shemb si pasojë e një serie tërmetesh të fuqishme. Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, ai kishte mbetur i bllokuar në bodrumin e godinës që nga momenti i shembjes. Pavarësisht kushteve tepër të vështira, si mungesa e ushqimit dhe ujit, ai arriti të mbijetojë deri në momentin kur u lokalizua dhe u shpëtua. Autoritetet e kanë cilësuar këtë rast si një mrekulli, duke theksuar se ai mund të jetë një nga të mbijetuarit e fundit që gjendet pas kësaj katastrofe, shkruan CNN. Ndërkohë, bilanci i tragjedisë vijon të jetë i rëndë. Rreth 50 mijë persona raportohen ende të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit...
Burimi:
javanews.al