Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht gjatë uljes (VIDEO)
Momente tmerri u regjistruan në Aeroportin e Cincinnati-t në Kentucky-n Veriore në SHBA, kur bishti i një avioni Boeing 777-300 preku pistën gjatë uljes, duke shkaktuar shkëndija. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), incidenti ndodhi kur avioni u përpoq të ulej, por nuk pati sukses. Avioni u ngrit menjëherë nga pista, ndërsa një dëshmitar okular dëgjohet duke bërtitur. Avioni më në fund u ul rreth orës 8:15 të mbrëmjes sipas orës lokale dhe menaxheri i operacioneve të Kalitta Air, Heath Nichol, tha se asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua dhe se avioni u tërhoq menjëherë pas uljes për inspektim dhe vlerësim teknik. Administrata Federale e Aviacionit tha se do ta hetojë incidentin.
Burimi:
vizionplus.tv