Mojtaba Khamenei në krye të Iranit pas vdekjes së Ali Khamenei-t, analistët flasin për forcim të linjës së ashpër

Mojtaba Khamenei në krye të Iranit pas vdekjes së Ali Khamenei-t, analistët flasin për forcim të linjës së ashpër

Ngritja e Mojtaba Khamenei-t në pozicionin e udhëheqësit suprem të Iranit po shihet nga shumë analistë si një shenjë e forcimit të mëtejshëm të linjës së ashpër në sistemin politik të vendit, në një moment tensionesh të forta në Lindjen e Mesme dhe presioni të shtuar ndërkombëtar ndaj Teheranit. Kleriku 56-vjeçar është djali i dytë i Ali Khamenei-t, i cili drejtoi Republikën Islamike për gati katër dekada përpara se të vritej gjatë sulmeve të fundit ajrore amerikano-izraelite. Zgjedhja e tij në krye të vendit u bë nga Asambleja e Ekspertëve, organi prej 88 klerikësh që ka përgjegjësinë për të zgjedhur udhëheqësin suprem të Iranit. Sipas disa analistëve, të cituar nga CNN, ky zhvillim i jep sistemit politik iranian karakteristika të një “dinastie”, pasi për herë...