Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulmin. Mesazhi u publikua gjatë ceremonive mortore dhe u transmetua nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars. “Hakmarrja është një kërkesë e kombit tonë dhe duhet të zbatohet”, thuhet në deklaratën e Mojtaba Khameneit. Ai u zotua se Irani do të hakmerret “për gjakun” e babait të tij dhe të të gjithë të vrarëve në dy luftërat e fundit, duke i cilësuar përgjegjësit si “kriminelë dhe vrasës të padenjë”. Ndërkohë, sipas agjencisë Fars, një burim iranian ka deklaruar se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që Uashingtoni nuk ndryshon qëndrimin e...
Burimi:
opinion.al