Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera
Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 15 pacientëve të tij. Një gjykatë në Berlin e shpalli fajtor 41-vjeçarin, i identifikuar vetëm si Johannes M., në përputhje me ligjet gjermane për mbrojtjen e privatësisë, për vrasjen e 12 grave dhe 3 burrave gjatë periudhës nga shtatori 2021 deri në korrik 2024. Megjithatë, autoritetet besojnë se këto vrasje mund të jenë vetëm një pjesë e një numri shumë më të madh krimesh. Prokuroria po heton aktualisht dhjetëra raste të tjera që lidhen me të. Viktimat ishin nga 25 deri në 94 vjeç. Gjatë gjykimit u tha se të gjithë vuanin nga sëmundje të rënda, por nuk ndodheshin në rrezik të menjëhershëm për jetën. Sipas...
Burimi:
javanews.al