Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon, një punonjëse laboratori u gjet e vdekur një vit pas zhdukjes së saj

Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon, një punonjëse laboratori u gjet e vdekur një vit pas zhdukjes së saj

Misteri që rrethon një sërë vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve, studiuesve dhe drejtuesve të lidhur me programet amerikane të teknologjisë bërthamore, hapësinore dhe të mbrojtjes është shtuar pas zbulimit të trupit të Melissa Cassia, një punonjëse në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos në New Mexico. 54-vjeçarja, e cila punonte në administratë, ishte raportuar e zhdukur që nga 26 qershori 2025. Sipas raportimeve të New York Post, mbetjet e saj u gjetën pothuajse një vit më vonë në Pyllin Kombëtar Carson, rreth 10 kilometra larg vendit ku ajo ishte parë për herë të fundit në kamerat e sigurisë, duke ecur e vetme. Pranë trupit u gjet edhe një pistoletë, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende shkakun e vdekjes dhe as nëse arma i përkiste asaj. Rasti...