Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt Francës 20 tonë djathë Emmental me vlerë 80 mijë euro
Policia gjermane po përpiqet të zbardhë misterin e zhdukjes së një ngarkese prej 20 tonësh djathë Emmental, e cila humbi gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas raportit të policisë, një kompani transporti kishte porositur një tjetër kompani për të kryer dorëzimin e ngarkesës. Kamioni mbërriti në kohë në fabrikën e djathit në qytetin bavarez Bayreuth dhe mori ngarkesën, por ajo nuk arriti kurrë në destinacionin final. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me kamionin dhe ngarkesën e humbur. Djathi i zhdukur vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 80 mijë eurosh. Deri tani mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për vjedhje, mashtrim apo një incident tjetër gjatë transportit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv