Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming mes BE dhe Ballkanit Perëndimor
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së. Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile. Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale. Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me...
Burimi:
opinion.al