Ministrit izraelit të financave i ndalohet hyrja në Francë

Ministrit izraelit të financave i ndalohet hyrja në Francë

Franca i ndaloi të martën Ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, të hyjë në vend për shkak të mbështetjes së tij për aneksimet e Bregut Perëndimor që kërcënojnë një zgjidhje me dy shtete. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, e konfirmoi ndalimin në një postim në X, duke shtuar se Smotrich “promovon në mënyrë aktive aneksimin e Bregut Perëndimor”, si dhe “krijimin e kolonive të reja në Bregun Perëndimor, rikolonizimin e Gazës”. “Është një politikë që shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare, e lidhur fort me zgjidhjen me dy shtete, nuk mund ta pranojë”, tha Barrot. Ndalimi erdhi pasi Franca dhe Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat tani e kanë ndaluar Smotrich të hyjë në territoret e tyre...