Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e mundur brenda pak orëve të ardhshme
Katari është shprehur optimist për progresin e përpjekjeve diplomatike në krizën e Lindjes së Mesme, duke vlerësuar se një marrëveshje mund të arrihet në orët ose ditët e ardhshme. Gjatë konferencës javore për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, tha se Doha vijon t’u bëjë thirrje të gjitha palëve për uljen e tensioneve dhe dialog, ndërsa mbështet aktivisht përpjekjet ndërmjetësuese të Omanit. Sipas tij, aktualisht nuk ka negociata të drejtpërdrejta mes palëve të përfshira në konflikt. Megjithatë, ndërmjetësuesit janë në komunikim të vazhdueshëm dhe po shkëmbejnë projekt-marrëveshje, një proces që vazhdon që nga nisja e konfliktit në shkurt. Ngushtica e Hormuzit mbetet pikë kyçe Al Ansari theksoi se, pavarësisht mungesës së kontakteve të drejtpërdrejta, procesi diplomatik mbetet aktiv dhe mund...
Burimi:
vizionplus.tv