Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka refuzuar publikisht marrëveshjen për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, duke deklaruar se operacionet ushtarake izraelite duhet të vazhdojnë. Komiteti për Paqe njoftoi më herët se ishte arritur një marrëveshje sipas së cilës Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura do të çarmatoseshin. Megjithatë, Ben-Gvir e hodhi poshtë këtë marrëveshje, duke thënë se ky nuk është vetëm qëndrimi i tij personal, por edhe i të gjithë qeverisë izraelite, shkruan timesofisrael. “Pas masakrës së 7 tetorit, çdo anëtar i Hamasit është objektiv. Ndërprerja e eliminimit të terroristëve do të nënkuptonte lejimin e Hamasit që të rigrupohej dhe të përgatitej për një masakër të re”, deklaroi ai. Pjesa më e debatueshme e...
Burimi:
javanews.al