Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen e palestinezëve
Ministri izraelit i Mbrojtjes së Mjedisit, Idit Silman, i ka riklasifikuar krokodilët, për t’i hapur rrugë përdorimit të tyre për qëllime sigurie, duke përfshirë luftimin e arratisjeve nga burgu. Ishte ministri i Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, i cili propozon rrethimin e burgjeve palestineze me krokodilë, duke u frymëzuar nga qendra e paraburgimit të imigracionit në Florida e njohur si “Aligator Alcatraz”. “Po mendoni të përpiqeni të arratiseni? Mendojeni përsëri“, shkroi Ben Gvir në një postim në Facebook, të shoqëruar nga një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i vetes me një krokodil në zinxhir. Mbishkrimi ishte: “Ministrat Ben Gvir dhe Silman bashkëpunojnë për të rrethuar burgjet me krokodilë!”
Burimi:
vizionplus.tv