Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë Iranin, do goditet edhe më fort
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite është plotësisht e gatshme dhe në gjendje alarmi për të rifilluar luftimet kundër Iranit, duke premtuar se çdo aksion i ri do të kryhet “me forcë edhe më të madhe”. Deklarata e Katz u bë gjatë një ceremonie ushtarake në Bazën Ajrore Hatzerim. Ai theksoi se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) janë të përgatitura për të rifituar superioritetin ajror dhe për të goditur sërish Iranin, në mënyrë që të eliminojnë kërcënimet në burim. “Ushtria është gati dhe në alarm për rifillimin e luftimeve, për të rifituar superioritetin ajror dhe për të goditur Iranin përsëri, për të eliminuar kërcënimet, duke përfshirë edhe një herë të tretë nëse është e nevojshme,” tha Katz. Ai shtoi se Izraeli ka...
Burimi:
vizionplus.tv