Ministrat e Jashtëm të BE: Më shumë presion ndaj Rusisë
Krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së mblidhen në Qipro për të biseduar mbi situatën në Ukrainë si dhe në Lindjen e Mesme. Në qendër të diskutimeve është ndër të tjera pyetja nëse dhe si BE-ja mund të angazhohet më fuqishëm në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Deri tani, bisedimet me Moskën janë udhëhequr kryesisht nga presidenti amerikan Donald Trump dhe të dërguarit e tij. Kallas: Më shumë presion ndaj Rusisë Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, njofton se synohet rritja e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë. Kjo është edhe një pasojë e sulmeve të fundit ndaj Kievit dhe kërcënimeve ndaj BE-së. Një i dërguar i posaçëm për Ukrainën nuk pritet të jetë temë diskutimi në Qipro. BE-ja, për momentin,...
Burimi:
vizionplus.tv