Miliona fuçi naftë në rrezik, vendet e Gjirit ofrojnë pagesë për të shmangur krizën
Omani ka paraqitur një propozim të përbashkët të vendeve të Gjirit për Iranin, në përpjekje për të zgjidhur krizën e krijuar rreth Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Sipas planit, shtetet arabe të Gjirit janë të gatshme t’i paguajnë Teheranit një shumë për kalimin e anijeve të tyre përmes ngushticës, por pa e cilësuar atë si “taksë”, për të shmangur krijimin e një precedenti dhe për të mos acaruar Shtetet e Bashkuara. Propozimi parashikon një të ashtuquajtur “kontribut vullnetar”, i ngjashëm me modelin e përdorur në Ngushticën e Malakës, ku disa vende kërkojnë pagesa për shërbime navigimi, mbrojtje të mjedisit dhe operacione shpëtimi. Irani ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare ndaj dokumentit të marrë nga...
Burimi:
javanews.al