Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit
Mes stimujve financiarë që Washingtoni është zotuar t’i ofrojë Iranit dhe përfitimeve shumë më të mëdha që një marrëveshje mund t’i sjellë, Teherani mund të përballet me një mundësi për të siguruar të ardhura në nivele të papara prej vitesh. Megjithatë, për momentin, rezultati i negociatave të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të nisura më 21 qershor në Zvicër, mbetet i pasigurt. Bisedimet, të cilat synojnë të çojnë në një dokument përfundimtar brenda një afati 60-ditor me mundësi zgjatjeje, duket se u tronditën që në orët e para, por më pas rifilluan shpejt. Të dyja palët i kanë cilësuar takimet e para si pozitive, ndërsa menjëherë pas tyre nisën edhe konsultimet teknike. Një zhvillim që për momentin ka ushqyer optimizmin për një marrëveshje...
Burimi:
javanews.al