Mësuesja 35-vjeçare arrestohet në SHBA, akuzohet se abuzoi me dy adoleshentë të adoptuar

Mësuesja 35-vjeçare arrestohet në SHBA, akuzohet se abuzoi me dy adoleshentë të adoptuar

Një mësuese 35-vjeçare në shtetin e Uashingtonit është arrestuar me akuzën e incestit, pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me dy djem adoleshentë që kishte adoptuar. Amber Swain u arrestua të martën nga autoritetet amerikane pas një hetimi disa-javor. Sipas policisë, hetimi nisi më 18 maj, kur Departamenti i Fëmijëve, të Rinjve dhe Familjeve në shtetin e Uashingtonit kontaktoi zyrën e sherifit për një rast të dyshuar abuzimi seksual që përfshinte dy të mitur. Pas intervistimit të viktimave dhe të dyshuarës, hetuesit arritën në përfundimin se kishte shkak të arsyeshëm për arrestimin e saj. Njëri nga adoleshentët ka deklaruar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Swain përpara se të mbushte 18 vjeç, duke shtuar se takimet kishin ndodhur disa herë, përfshirë edhe pak ditë...