Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Kanë mbetur edhe 100 ditë deri në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA-ve, të planifikuara për 3 nëntor, dhe demokratët besojnë se pakënaqësia në rritje ndaj presidentit Donald Trump mund t’u japë atyre shumicën në të paktën një nga dy dhomat e Kongresit. Objektivi kryesor i demokratëve është rimarrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, çka do t’u mundësonte të bllokonin axhendën legjislative të administratës Trump, të nisnin hetime ndaj presidentit, kabinetit të tij dhe bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të ndryshonin klimën politike duke e paraqitur Trump si një lider në rënie. Strategjia e demokratëve fokusohet te çështjet ekonomike që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si rritja e kostos së jetesës, inflacioni, çmimet e ushqimeve, karburantit dhe banesave, si edhe aksesueshmëria e kujdesit shëndetësor. Sipas tyre, këto...