Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë
Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri sot thirrje për nisjen e menjëhershme të negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se ka ardhur koha për “të ndalur vrasjet”. Ai i bëri komentet gjatë një konference për rindërtimin e Ukrainës, të zhvilluar në Gdańsk. Kancelari Merz theksoi se Evropa dhe aleanca transatlantike janë të gatshme të rrisin më tej presionin ekonomik ndaj Rusisë, duke shtuar se Moska nuk do ta fitojë luftën. Sipas tij, momenti është i përshtatshëm për të nisur bisedimet, për të ngrirë vijën e frontit dhe për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Merz ritheksoi se mbështetja për Ukrainën mbetet një angazhim i palëkundur i Gjermanisë. Ai nënvizoi se Berlini do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Kievit, i cili prej më...
Burimi:
vizionplus.tv