“Mendoj se do të jemi mirë, Xi nuk dëshiron të shohë një luftë”, Trump pas takimit me liderin kinez: Nuk kam marrë asnjë angazhim në asnjërën anë

“Mendoj se do të jemi mirë, Xi nuk dëshiron të shohë një luftë”, Trump pas takimit me liderin kinez: Nuk kam marrë asnjë angazhim në asnjërën anë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ka marrë asnjë angazhim nga presidenti kinez Xi Jinping lidhur me Tajvanin gjatë bisedimeve të zhvilluara në samitin dy-ditor në Pekin, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Kinës për ishullin vetëqeverisës vazhdojnë të mbeten të larta. Gjatë kthimit drejt Uashingtonit, Trump u tha gazetarëve se ai dhe Xi kishin diskutuar gjerësisht për Tajvanin, përfshirë edhe çështjen e shitjeve të armëve amerikane ndaj ishullit. Sipas presidentit amerikan, Xi Jinping e pyeti drejtpërdrejt nëse SHBA-të do ta mbronin Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina. “Unë nuk flas për këtë”, tha Trump, duke shtuar se nuk dëshironte të komentonte publikisht mbi mënyrën se si do të reagonte Uashingtoni në një situatë të tillë. Trump deklaroi gjithashtu se do të marrë...