“Mendoj se armëpushimi me Iranin ka mbaruar”, Trump nga Ankaraja: Më pëlqen presidenti Erdogan, Turqia është fuqi ushtarake

“Mendoj se armëpushimi me Iranin ka mbaruar”, Trump nga Ankaraja: Më pëlqen presidenti Erdogan, Turqia është fuqi ushtarake

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish vlerësimin e tij për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, gjatë deklaratave të përbashkëta me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump tha se Turqia është një fuqi e rëndësishme ushtarake dhe se Ankaraja dëshiron të rikthehet te programi i avionëve luftarakë F-35. “Më pëlqen presidenti Erdoğan. Ai më shtroi tapetin e kuq. Është një njeri i jashtëzakonshëm”, tha Trump. Sipas tij, presidenti turk mund të kishte hyrë në luftë për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, por vendosi të mos e bënte këtë. “Ky është një vend me fuqi të madhe ushtarake, me miliona ushtarë. Turqia është shumë e fortë. Ata kanë shumë nga pajisjet tona më të mira dhe po përpiqen...