Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo kufizime

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo kufizime

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet pa taksa dhe pa kufizime nga Irani. Në fjalimin e saj në Forumin e Gjirit të Evropës në Navarino të Greqisë, ajo theksoi se zgjidhja për krizën duhet të bazohet në disa shtylla. “Jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën duhet të bazohet në disa shtylla. E para është rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pa taksa apo kufizime diskriminuese, sepse prosperiteti jo vetëm i Mesdheut dhe i Gjirit, por i të gjithë botës, varet nga liria e lundrimit.”, u shpreh ajo. Më tej, ajo shtoi se Italia është e gatshme të kontribuojë në zgjidhje. “Italia është gati të bëjë pjesën e saj për të kontribuar, sapo të krijohen kushtet...