“Megatsunami” gjigant në Alaskë, vala e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë
Një “megatsunami” i fuqishëm i shkaktuar nga shembja e një mali në det në Alaskë është zbuluar së fundmi si vala e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë në botë, me një lartësi që arriti rreth 482 metra. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha shkencore mbi rritjen e rrezikut të fenomeneve të ngjashme për shkak të ndryshimeve klimatike. Incidenti ndodhi verën e kaluar në një fjord të izoluar në juglindje të Alaskës, por u konstatua vetëm pas analizave të mëvonshme shkencore. Sipas studiuesve, rreth 64 milionë metra kub shkëmb u shkëputën në më pak se një minutë dhe ranë në ujë, duke gjeneruar një valë gjigante. Alaska just had a Mega 1,578 feet mega tsunami in fjord was second largest ever on record! pic.twitter.com/qw7wADokvx...
Burimi:
top-channel.tv