Mediat: Nuk është arritur një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk është arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, kanë raportuar mediat shtetërore iraniane, duke kundërshtuar pretendimet e disa agjencive ndërkombëtare për një marrëveshje të afërt. Në një zhvillim paralel me një konferencë për shtyp të Scott Bessent, mediat shtetërore të Teheranit kanë hedhur poshtë lajmet se një marrëveshje mes dy vendeve është finalizuar apo është në pritje të miratimit politik në nivelet më të larta. Më herët, agjencitë ndërkombëtare si Axios, Reuters dhe Associated Press kishin raportuar, duke u bazuar në burime zyrtare, se një marrëveshje e mundshme ndodhej tashmë në tryezën e presidentit amerikan, Donald Trump për miratim përfundimtar. Sipas këtyre raportimeve, marrëveshja parashihte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë për transportin...
Burimi:
vizionplus.tv