Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit
Sipas mediave iraniane, raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Bërgjenstok të Zvicrës përfundoi pas rreth 1 ore e 20 minutash, ndërsa delegacionet u tërhoqën për konsultime të brendshme mbi ecurinë e negociatave. Nga pala amerikane u deklarua se qëllimi i bisedimeve është krijimi i një kuadri të ri marrëdhëniesh në Lindjen e Mesme dhe ulja e tensioneve në rajon. Zyrtarë amerikanë theksuan se diplomacia mbetet rruga kryesore për zgjidhjen e krizave me Iranin, të cilin e cilësuan si faktor destabiliteti. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se në bisedime është vërejtur përparim i rëndësishëm dhe se administrata amerikane po synon një qasje të re në raport me Iranin dhe popullin e tij. Ai shtoi se presidenti Donald Trump ka autorizuar delegacionin amerikan...
Burimi:
vizionplus.tv