Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran
Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim sigurie izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian. Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës dhe deri tani ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim. Një prej këtyre mesazheve u transmetua edhe një ditë më parë nga televizioni shtetëror iranian, ku udhëheqësi suprem paralajmëronte se Irani dhe “fronti i rezistencës” do t’i japin “mësime të paharrueshme” Shteteve të Bashkuara nëse rifillojnë luftën....
Burimi:
vizionplus.tv