“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “e do inflacionin”, pasi çmimet në SHBA u rritën muajin e kaluar me ritmin më të shpejtë në tre vitet e fundit. Të dhënat e Byrosë së Statistikave të Punës (BLS) treguan se çmimet u rritën me 4.2% në muajin maj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja, nga 3.8% në prill, u nxit kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë pas luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. “Më pëlqen. Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë më pëlqen vërtet? Më pëlqen inflacioni”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, ai premtoi se çmimet në rritje do të “bien si gur” sapo të përfundojë lufta me Iranin. Më vonë gjatë ditës, ushtria amerikane bombardoi Iranin....
Burimi:
opinion.al