“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet” mbretin e Spanjës, reagimi i tij bëhet “hit” në rrjetet sociale (VIDEO)

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet” mbretin e Spanjës, reagimi i tij bëhet “hit” në rrjetet sociale (VIDEO)

Një video e Mbretit Felipe VI të Spanjës është bërë virale në rrjetet sociale, pasi monarku u përball me një moment të pazakontë gjatë pushimeve të tij verore në Mallorca. Teksa vizitonte një nga lokalet më të njohura të ishullit, gazetarja Patricia Chinchilla i thirri spontanisht: “I pashëm, i pashëm, i pashëm!”. Mbreti reagoi me një buzëqeshje dhe iu përgjigj me mirësjellje: “Faleminderit shumë.” Patricia Chinchilla, e cila është autorja e videos, tregoi se klipi nuk është i ri. Ai është regjistruar në Klubin Nautik të Palma de Mallorcas gjatë verës së vitit 2023, por në atë kohë nuk kishte tërhequr vëmendje. Sipas gazetares, ajo vendosi ta ripublikonte videon pas një bisede me një koleg dhe këtë herë reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Brenda më pak...