Me fokusin e Trump te Groelanda, Zelensky nuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, zbulohet arsyeja
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, mes pritshmërive të zbehura për përparim drejt një armëpushimi në luftën me Rusinë. Në fjalimet e fundit, Zelensky ishte shprehur optimist, duke deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ishte “90% e gatshme”. Kjo marrëveshje pritej të përfshinte garanci sigurie për Ukrainën pas luftës dhe një “Plan Prosperiteti” prej miliarda dollarësh, me shpresën që të diskutohej ose të hidhej për nënshkrim në Davos. Megjithatë, Zelensky nuk do të udhëtojë drejt Zvicrës. Zyrtarisht, arsyeja lidhet me krizën e rëndë energjetike në Ukrainë, pas bombardimeve intensive ruse mbi infrastrukturën energjetike të vendit. Nga ana tjetër, vetë presidenti ukrainas ka pranuar se mungesa e fokusit ndërkombëtar, veçanërisht për shkak të...
Burimi:
top-channel.tv