Me destinacion Italinë? Zbulohet “arka” e drogës në portin italian: Sekuestrohen 770 kg kokainë e fshehur mes bananeve
droga e sekuestruar ITALI- Një tjetër goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës është regjistruar në Itali. Në portin e Vado Ligure, autoritetet italiane kanë sekuestruar mbi 770 kilogramë kokainë, të fshehur në një kontenier frigoriferik të ardhur nga Ekuadori. Operacioni u krye nga Agjencia Doganore dhe Monopoleve (ADM), në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Operacioni u krye nga personeli i Seksionit Kundër Mashtrimit të Zyrës ADM të Liguria 3-Savona, së bashku me ushtarë nga Komanda Provinciale e Savonës e Guardia di Finanza, me mbështetjen e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Gjenovës. Droga, e ndarë në 650 blloqe, ishte fshehur midis dhjetëra paletave me banane të transportuara në kontejnerin frigoriferik. Analiza e kryer gjatë inspektimit konfirmoi se ato ishin kokainë. Sekuestrimi vjen më pak se...
Burimi:
zeri.ai