Mbi 5 mijë viktima nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të tjerë të zhdukur

Mbi 5 mijë viktima nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të tjerë të zhdukur

Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën më 24 qershor ka shkuar në të paktën 5,119 të vdekur, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar rreth 50 viktima të tjera, më shumë se tre javë pas tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilët shkaktuan shkatërrime të mëdha, kryesisht në veri të vendit dhe në shtetin bregdetar La Guaira, pranë kryeqytetit Karakas. Sipas presidentit të parlamentit, Jorge Rodríguez, numri i të plagosurve mbetet 16,740, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar ende një shifër zyrtare për personat e zhdukur. Një ditë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara vlerësuan se numri i të zhdukurve mund të arrinte deri në 50 mijë, ndërsa vlerësime të...