Mbi 250 emigrantë kalojnë kanalin nga Franca drejt Anglisë pas qetësimit të detit
Më shumë se 250 emigrantë kanë tentuar të kalojnë Kanalin e La Manshit drejt Anglisë, pasi kushtet e motit janë përmirësuar. Mediat franceze bëjnë të ditur se në agim, disa gomone të vogla u nisën nga plazhi i Gravelines, pranë Dunkirk, me rreth 50 persona në secilën prej tyre. Sipas dëshmive, burra, gra dhe fëmijë përfituan nga periudha e parë e gjatë me det të qetë këtë vit. Disa prej tyre prisnin pas dunave të rërës dhe vrapuan drejt ujit sapo varkat u afruan. Kjo metodë, e njohur si “taxi boat”, u lejon trafikantëve të nisen nga zona më pak të monitoruara dhe të marrin pasagjerët shpejt. Gjatë mëngjesit, xhandarmëria detare franceze ndaloi një tjetër mjet lundrues pranë Dunkirkut dhe personat në bord iu dorëzuan...
Burimi:
syri.net